BIOGRAFIA E "BLUEPIDAMNUS"
"Blu Epidamnus",trupa e artisteve te rinj te qytetit te Durresit.
Trupa artistike Blupidamnus eshte krijuar ne vitin 2000 me inisiativen e disa te rinjve te qytetit.Ne nentor te ketij viti ajo ka dhene premieren e saj te pare "Epidamnus Folk" me rastin e festave te nentorit.
Ne gusht 2001, Blupidamnus solli para artedashesit durrsak premieren "The time of my life", me kercime te reja, etyde dhe shume te ftuar. Kjo premiere arriti te kete nje numer shume te madh shikuesish. Gjithashtu ky spektakel eshte shfaqur edhe ne sheshin qendror te Durresit ku eshte duartrokitur nga mijera qytetar durrsak.Kjo shfaqje eshte transmetuar edhe nga Tv Teuta.
Gjate kesaj periudhe trupa e kercimit mori pjese edhe ne shume aktivitete te tjera si ne Durres, Tirane, Fier, Elbasan, etj. Blupidamnus ka marre pjese edhe ne televizionin kombetar Klan ne spektaklin "Porta e Fatit".
Ne nentor 2001,trupa shfaqi premieren e saj te katert "Ritmet e Jetes",me kercime te reja, kenge dhe humor.
Ne vijim te veprimtarise artistike Bluepidamnus mori pjese edhe ne koncertin festiv te 28-29 nentorit organizuar nga Bashkia Durres.Ne vecanti theksojme pjesmarrjen e trupes sone ne Koncertin e madh te Vitit te Ri,qe u organizua nga Bashkia Durres,ne Pallatin e kultures "A.Moisiu", naten e 31 dhjetorit. Trupa jone ne kete koncert kishte vendin kryesor me numrat e tij artistik.
Vere 2002, shume pak dite pushime. Perseri ne turne, kesaj radhe ne Malin e Zi, Ulqin dhe Tivar. Koncerte, duartrokitje dhe ftesa per vitin e ardhshem. Vere 2002, edhe ne spektaklin e Tv Klan. Pjeset koreografike si Mindfields, Romeo & Zhulieta apo Feste Rrome, kane qene te sukseshme dhe nga me te shikuarat ne kete televizion. Festivali i zerave te rinj ne Durres, drama Bedenat e Shqipes, koncertet e nentorit si dhe Koncerti i Madh i Vitit te Ri, kane pasur si pjesemarrese kryesore trupen tone.
Miss & Mr Durresi 2004,ka qene spektakli ne te cilin Bluepidamnus ka ,marre pjese ne vazhdim te veprimtarise se tij. Tvsh, Teuta Tv, Real Tv, kane transmetuar kete spektakel qe u organizua ne pallatin e sportit.
Ne vazhdim,pasuan veprimtarite e pervitshme te Festave te Nentorit ku trupa u paraqit denjesisht me etydin koreografike Bijte e Shqipes. Ky etyd ishte nje sukses i vertete. Ai u vleresua jo vetem per interpretimin, por edhe per realizimin e tij ne teresi.
Ne ditet e para te dhjetorit, trupa rikthen ne skene dramen e Belina Janos, Na lini edhe ne te dashurojme, pasuar me nje program me pjese te zgjedhura te trupes. Fondet e mbledhura nga ky spektakel iu dhuruan femijeve jetim te qytetit nepermjet Kryqit te Kuq Shqiptar,dega Durres.










