Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

Drame nga Belina Jano

B L U E P I D A M N U S 2005 2004 2003 Biografi Premierat Repertor Foto Galeri Folk Galeri Drama Pershtypje nga Stafi Prapaskena Vip Vip Artikuj Guest Book

Na lini edhe ne te dashurojme...

drame nga Belina Jano

Me 14 Shkurt 2003, Trupa Artistike Bluepidamnus organizoi premieren e drames Na lini edhe ne te dashurojme me skenar dhe vene ne skene nga Belina Jano.

Kjo drame prek ate pjese te erret te jetes se nje prostitute. Vuajtet, lotet, dashuria e humbur dhe shkendia e nje dashurie te re, e cila mbetet e paperfunduar.

Historia

Sonja nje vajze e mashtruar nga njeriu me i dashur, detyrohet qe te dale ne rruge..., ne rrugen e pafund te dhimbjes. Ne kete sketerr ajo gjen mbeshtetje nga Bianka, qe behet dhe shoqja e saj me e mire, dhe Kristi, nje nga tutoret qe i mbeshtet keto vajza.

Forca e saj per te dashuruar dhe jetuar ben qe ajo te njihet me Endrin te cilin e dashuron dhe i fal ngrohtesi.Mbasi nje nga shoqet e Sonjes dhe Biankes vdes ato denoncojne ne polici me ndihmen e Kristit. Niku dhe Genti, dy tutoret, e marrin vesh kete gje dhe vrasin Sonjen. Ajo vdes ne duart e Endrit, dashurise se saj te re, duke lene pergjysem jeten e saj.

Te dua ishin fjalet e saj te fundit, keto fjale magjike qe i ndryshuan jeten. Sonja e kaloi jeten e saj ne trotuaret e ftohte dhe te eger dhe atje i dha fund.

Drama pati sukses te jashte zakonshem,ku dhe shikuesit kishin derdhur lot.

Por mbremja nuk mbaroi vetem me kaq. Ishte nje mini Show qe vijoi me pas me numra artistik te trupes Bluepidamnus. Te ftuar special ne kete mbremje ishin Irma Libohova dhe Eneida Tarifa.

Trupa artistike ka zhvilluar biseda ne televizione private si dhe ne Televizionin Publik Shqiptar.

Ne daten 15 nentor 2003, drama rivihet ne skene ne sallen e teatrit A.Moisiu ne Durres. Ne bashkepunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, fondet e mbledhura do te shkojne ne ndihme te femijeve jetin te Durresit.

Pamje nga drama

Momente interpretimi te personazheve kryesore 
Momente interpretimi te personazheve kryesore